• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh?/ Tërmetet shtrihen në jug, lëkundje në Vlorë dhe Himarë

Lajme, Të fundit



Prej dy ditësh vijojnë lëkundjet në Shqipëri duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët. Tërmeti i regjistruar në orën 11:01 të së mërkurës në Durrës u pasua nga shumë lëkundje të tjera që u ndjenë në disa qytete të vendit. Pasditen e së premtes janë regjistruar dy tërmete në jug.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave në orën 15:28 u regjistrua një lëkundje dhe epiqendra ka qenë në Jal, ndërsa në orën 19:08 u regjistrua një tjetër me epiqendër në fshatin Bolenë në afërsi të Vlorës. Por fatmirësisht lëkundjet kanë qenë të lehta, 2.6 ballë dhe nuk raportohet dëme.



1 Comment

  1. Aman se vdiqët për të përhapur pak panik! Si gazetarë profesionistë, pse nuk bëni një artikull serioz lidhur me tërmetet në Shqipëri? Pse nuk u tregoni qytetarëve që tërmete të tilla bien gati përditë dhe nuk nisën këto ditët e fundit? Pse nuk merreni me thelbin e çështjes (që Shqipëria është e papërgatitur për të përballuar tërmetet e pritshme – me aq njohuri shkencore sa ka arritur njerëzimi), por merreni me përhapje paniku? Pse të mos ndërmarrim hapa serioze sot?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *