• |
ide | kryesore

Dehën dhe përdhunuan vajzën italiane, në pranga dy kamerierë shqiptarë

Lajme
karabiniere, Itali



Dy shqiptarë kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë përdhunuar një 30-vjeçare italiane.

Ngjarja ka ndodhur në Altidona. Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, banonin në komunën Pedaso.

‘Ilgiornale.it’ shkruan se dy shqiptarët akuzohen se javën e kaluar kanë abuzuar seksualisht me vajzën italiane pas një ceremonie martesore që u zhvillua në një restorant. Autorët e dyshuar thuhet se ishin kamerierë në këtë restorant, ndërsa vajza merrej me arredimin e ambientit.

Gjatë dëshmisë së saj në polici vajza tregoi se mbante mend dy fytyrat e agresorëve të saj, të cilët e dhunuan seksualisht. Ajo pohoi mes të tjerash se kamerierët natën që ndodhi ngjarja e kishin dehur dhe më pas e kishin marrë me makinën e tyre.

Pasi e çuan në një vend të izoluar, shqiptarët dyshohet se e kanë detyruar vajzën që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta. Pak pas ngjarjes ata e braktisën atë gjysmë të zhveshur në komunën Pedaso. Aktualisht dy shqiptarët janë vënë në pranga, ndërsa do të përballen me akuzat për ‘përdhunim’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *