• |
ide | kryesore

Flet sizmiologu: Lëkundjet mund të zgjasin me javë, regjistruam 516 tërmete

Lajme, Të fundit



Sizmologu Rrapo Ormeni thotë se lëkundjet post-termike janë të zakonshme pas një tërmeti të fortë. Duke folur për “Ora News” ai theksoi se janë regjistruar gjithsej 516 tërmete, duke shtuar se ato mund të zgjasim me ditë dhe me javë.

“Ky tërmet ishte i një madhësie të tillë që do të ketë pasgoditjet do të vazhdojnë. Zakonisht, ky nivel magnitude, do të thotë se do të vazhdojnë disa ditë ose me javë. Në këtë drejtim, edhe gjatë natës në vazhdim ka pasur pas goditje dhe numri i tyre deri më tani ka arritur në 516. Karakteristikë ka qenë se njëra nga pasgoditjet ka qenë më e dallueshme me magnitudë 4.3, njëlloj si dy pasgoditje që kanë rënë pas tërmetit kryesor. Kuptohet që intensiteti ose numri i tyre vjen duke u zvogëluar. Pasgoditjet janë më të vogla, por ka edhe ndonjë pasgoditje më të dallueshme që ndihet nga njerëzit në zonë epicentrale dhe më gjerë” tha Armeni.

Pyetur per situaten ne vijim dhe sa dite mund te zgjasin termetet, ai jep kete pergjigje: Pasgoditjet e këtij tërmeti do të vazhdojnë dhe mund të zgjasin me ditë por edhe me javë në varësi të tektonikës së atij vendi. Nuk ka tërmete që mund të shkaktojë dëme. Tërmetet të këtij niveli 4.2, 4.3 janë të zakonshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *