• |
ide | kryesore

Franca favorite në fushë, Uruguaji në statistika

Rusi 2018, Sport



Do të jetë sfida numër 9 mes Uruguajit dhe Francës, por ajo që bie në sy është se favoritë statistikorë janë amerikanolatinët me 3 fitore, 4 barazime e vetëm një humbje. Në 5 qershor të 2013 është hera e fundit që dy skuadrat janë ndeshur në Montevideo, kur vendosi një gol i Suarez. 33 vjet më parë, pikërisht në 21 gusht 1985 është shënuar e vetmja fitore e Les Bleus, 2-0 në Parc de Prince. Sa herë që dy skuadrat nuk kanë mundur të thyejnë njëra-tjetrën rezultati ka qenë pa gola.

Suarez e Mbappe lojtarët për tu mbajtur nën kontroll…

Të dy teknikët kanë lojtarë të klasit Botëror, por nëse Óscar Tabárez e ka formacionin të ndërtuar, ky nuk është rasti i Francës së Didier Deschamps. Të gjejë sistemin e përshtatshëm për ti marrë më të mirën yjeve të tij ka qenë problemi për teknikun. Kylian Mbappe është njeriu i momentit tek Franca. 3 gola në 4 ndeshje të sulmuesit të PSG. 10 goditje drejt portës, 5 nga të cilat në kuadrat e bëjnë Mbappe lojtarin më të rrezikshëm të Les Bleus. I fortë në kontraste me 59.1% duele të fituara, ai nuk luan shuë topa, vetëm 28.1 pasime për ndeshje, por kur niset në progresion është i furishëm. Ka shënuar më pak, por është njësoj vendimtar Luis Suarez. 2 gola në katër ndeshje, por kjo vetëm se Suarez po sakrifikohet, madje shpesh luan gati puntë e dytë. 9 goditje nga të cilat 5 në kuadrat, shfaqin rrezikshmërinë e numrit 9 të Uruguajit, brilant me të dy këmbët dhe spektakolar edhe në goditje dënimi.

Amerikanolatinët “preja” e preferuar e Francës…

Përpara sfidës së fituar me Portugalinë, Celeste kishte arritur të kualifikohej në cerekfinale vetëm në 2010, edicion në të cilën u rendit në vendin e katërt, arritje që më parë e kishtë fiksuar në Zvicër 1954 e Meksikë 70. Franca i ka arritur cerekfinalet për herë të 4 nga pas lufta deri tani, por ka një të dhënë të rëndësishme për Gjelat. Les Bleus vijnë nga një seri prej 9 rezultatesh pozitive rradhazi kundër formacioneve amerikanolatinë, ku në 7 ndeshje nuk kanë pësuar gol. Vetëm në edicionet e 1950 e 1954 Uruguay ka arritur të fitojë 5 ndeshje rradhazi e tani është ndalur tek numri 4. A do të përsëritet historia pas 64 vjetësh?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *