• |
ide | kryesore

Franca favorite, Uruguaji pa Cavanin

Rusi 2018, Sport



Në Nizhni Novgorod nis cerekfinalja e parë e Botërorit Rusi 2018. Franca e Didier Deschamps kërkon të legjitimojë statusin e pretendentit kryesor, përballë një Uruguaji, që në precedentë i ka shkakruar Les Bleus shumë probleme. Por në Rusi, është Franca favorite…

Deschamps kishte vetëm një lëvizje për të kryer: zëvendësimin e Matuidi. Në vend të mesfushorit të Juventus është preferuar Tolisso, ndërsa pjesa tjetër e Gjelave është e pandryshuar. Giroud udhëheq sulmin, i mbështetur nga Mbappe, Griezmann e pikërisht Tolisso.

Në kampin tjetër Tabarez ka humbur Edinson Cavanin. Nuk është se nuk dihej që sulmuesi do ta humbiste sfidën, por tani tekniku i Uruguajit ka përpara vetëm Suarez të aftë të bëjë diferencën, i asistuar nga Stuani. 4-4-2 i amerikanolatinëve nuk ndryshon asgjë nga startegjia që e ka sjellë skuadrën e Tabarez me 4 fitore rradhazi në Botëror e me të cilën do të kërkojë të barazojë rekordin e 1954 me 5 sukses rradhazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *