• |
ide | kryesore

Londër/ Arrestohen dy të dyshuar për ekzekutimin me thikë të 35-vjeçarit shqiptar

Lajme, Të fundit



Duket se për vrasjen e shqiptarit Edmond Jonuzi në Angli po vihet drejtësi. Autoritetet britanike kanë arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së 35-vjeçarit.

Jonuzi, i njohur ndryshe edhe me emrin Edmond Preci mbeti i vrarë mbrëmjen e 9 qershorit pranë një stacioni metroje në Tottenham të Londrës.

Dy të arrestuarit janë të moshës 23 dhe 21 vjeç, megjithatë emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Ata u arrestuan të enjten dhe lajmi për kapjen e tyre u konfirmua edhe nga Policia Metropolitane.

Shqiptari 35-vjeçar Edmond Jonuzi humbi jetën për shkak të goditjes me thikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *