• |
ide | kryesore

Modeli Majko dhe modeli i Rilindjes

2, Arkiva, Ide



Dita e djeshme konturoi dy modele brenda së njëjtës mazhorancë në raport me Edi Ramën, i cili e demostroi qetësisht absolutizmin e vet!

Nga njëra anë, i vetmuar, Pandeli Majko, socialist i orëve të para dhe Mirela Kumbaro, rilindase e orëve të para, përfaqesuese e sjellljes së krejt grupit parlamentar

Majko u tregua dinjitoz. Me gjasë ka vënë në diskutim karrieren e tij të mëtejshme, për aq kohë lider është Edi Rama! Nuk do t’i mungojnë thashethemet, distancimet dhe shënjimet me gisht si armik i brendshem derisa shefi të shprehet. Në Shqipëri shefi është Zoti!

Majko nuk e hodhi atë firmë të ndyrë dhe nuk u be pjesë e shembjes se trashëgimisë kulturore dhe grabitjes së tokës publike për arsye të shëmtuara korruptive. Ndërsa Kumbaro, ministrja që duhej të mbronte kulturen u bë simboli më trishtues i tjetërsimit njerëzor e intelektual për një palo karrige.

Nuk përjashtohen edhe benefice të tjera që e bëjnë të akullt në shikim dhe të paeupur në mbrojtje të këtij projekti mafioz. Majko zbuloi sa socialistë kanë mbetur e sa Rilindas e zoterojnë partinë. Gjithë ai unitet rreth liderit të kujton vitin 1934 në Gjermani kur vdiste Hindenburgu dhe parlamenti votonte bashkimin në një të postit të tij me ate Kancelarit duke prodhuar Fuhrerin!

Pasojat e aktit dihen. A do të pranoje Shqiperia një Fuhrer? Dje u bë prova gjenerale në favor të despotizmit.

Ajo që ben përshtypje në aktin e mbrëmshëm në raport me paraardhesit e Partisë Socialiste me ata që i thërrasim etër. Ata shtinin në mish njeriu drejtperdrejt në emër të luftes se klasave, urrejtjes ideologjike e krahinore, në emer të Enverit e partisë, por ishin më të ndershem në dhunë e terror. Nuk lodheshin me zgjedhje e parlament. Këta diktaturën e realizojnë me ligj! Trimeri s’kanë, hile po.

Një ditë më pas përvijohen qarte dhunuesit në një anë dhe shoqëria në tjetrën.

Burgjet janë të vogla. Te mjaftueshme per dhunuesit dhe jo për popullin. Alternativë tjetër s’ka, o populli në burg, o dhunuesit! Policia e Xhafajt, gjyqtaret e rrethit te tij familjare ne sistem, prokurorja Marku në pritje të urdhërit të Ramës nder zyra për të ngjallur frike dhe njerzit e lirë që tek korrupsioni shohin vdekjen kapilare të shpresave për demokraci e normalitet në rrugë. Skenar tjetër s’ka. Nesër me ligj shpallemi armiq të shtetit. Të presim deri atëherë? /panorama.al/



1 Comment

  1. “Në Shqipëri, shefi është Zoti” , shkruan Gjekmarkaj, duke futur në një thes të gjithë politikanët shqiptarë që kanë qenë apo nesër mund të bëhen “shefa” (kryeministra).
    Përse atëhere duheshka të vazhdojmë me një demokraci pluraliste ?
    Nese gjithë shqiptarët shefin e qeverisë e konsiderojnë Zot, le të mbajnë deri sa të dalë në pension si kryeministër Ramën. Me këtë llogjikë analitike e këtë pohim, i bie se edhe Gjekmarkaj nesër po të bëhet “shef”, edhe ai do të konsiderohet nga shqiptarët si Zoti.
    Ka padyshim vend për të kritikuar të gjithë personazhet e politikës shqiptare, të majtë e të djathtë, por mbi këtë tendencë normale demokratike, duhet të kemi parasysh edhe kauzat ideollogjike të grupeve politike në Shqipëri.
    Më së pari, duke u nisur me historinë akoma të freskët të diktaturës “majtiste” enveriste, duhet të vlerësojmë të majtën e të djathtën shqiptare.
    Nëse nuk do të kishte rënë Muri i Berlinit e nuk do të shpërthente lëvizja demokratike për përmbysjen e diktaturës enveriste, në fillim vitet 90-ë, a mendon z Gjekmarkaj se punistët e kthyer në socialistë do të na bëheshin politikanë demokratë europianë ?
    Nuk pati vërtetë Shipëria një të djathtë të konsoliduar në fillim vitet 90 e dihen arsyet përse, por ashtu siç ishte, me ato mungesa njohurishë e eksperience, kauza e saj ishte sistemi demokratik i kapitalizmit, mbështetur në komkurencën e lirë të vlerave.
    Për “kapitalizëm” si “kauzë” po lufton edhe Edi Rama.
    Por për çfarë kapitalizmi ?
    Për një kapitalizëm me mbështetje të krimit e drogës e në reminishencë me diktatorin Hoxha sa i takon tendencës së marjes së gjithë pushteteve.
    Duhet pranuar për hir të së vërtetës se jo më Berisha që luftoi për pluralizëm, por as edhe Nano që ishte i përzgjedhur i Ramiz Alise, nuk e konsideronin veten si Rama, Zot të gjithë Shqipërisë.
    Mos i bini në qafë “popullit”shqiptar që dashka patjetër të ketë një “Zot” diktator.
    Analizoni shkaqet që sollën si pasojë, që në vitin 2017, në krye të Kuvendit “pluralist”, të vijë ish ministri i fundit i sigurimit të diktaturës enveriste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *