• |
ide | kryesore

Mustafaj vlerësim për Majkon: Nuk votoi, është në nderin dhe dinjitetin e tij

Lajme, Të fundit



Publicisti Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24 komentoi refuzimin e Pandeli Majkos, që nuk pranoi të votonte ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Unë e përshëndes Majkon për këtë qëndrim dhe nuk dua të bëj fantazi në këtë rast. Por fakt është që Majko nuk e ka votuar, kjo është në nderin e dinjitetin e tij. Unë besoj se Shqipëria ka nevojë më shumë se sa për njerëz të aftë, por politikanë dinjitozë që kanë një bindje dhe respektojnë atë mbi interesat partiake. Majko me largimin e tij dje ka dhënë një shembull dinjiteti,” tha ai.

Mustafaj tha se me vendimin korruptiv që mori qeveria ka shpërfytyruar kryeqytetin, që rrezikon të jetë i vetmi në Europë pa histori, pa të kaluarën e tij.

“Ligji ka hyrë në rrugën pa kthim, ajo që është shqetësuese është vendosmëria që tregoi deri në fund kjo mazhorancë për të hedhur një hap pavarësisht të gjithave kritikave e kundërshtimeve të komunitetit artistik. Është aferë korruptimeve me erë të keqe që do ketë pasoja në historinë kulturore të Tiranës. Komuniteti artistik është përçarë, këtë e ka arritur qeveria, gjë e dëmshme kjo. Të gjitha elementët janë për të qenë të dëshpëruar.

Ne do jemi i vetmi qytet në Europë, pa histori pa të kaluar. Mynihu u bombardua deri në themele, por bavarezët i morën gurë për gurë nga rrënojat dhe i rindërtuan me të njëjtët gurë e artitekturë. Ne do jemi një qytet kullash, pa asnjë sens. Do jemi një qytet qelqi, jo normale për një qytet mesdhetar. Po shpërfytyrohet Tirana.

Kjo është një praktikë që e ka futur Edi Rama në këto 5 vitet e fundit, partneriteti publik privat. FMN që është monitoruesi i ekonomisë së vendit e kanë kritikuar këtë se çon në borxh të fshehtë afatgjatë që është rrënues për ekonominë.

Kjo është një praktikë jo e shpikur në Shqipëri, por kritikohet nga institucionet më elitare të ekonomisë në botë” tha Mustafaj.

 



2 Comments

  1. Nje m*t jeni te tere ju!! Cfare do mbjellesh, do korresh s’thuhet kot… Le te na rroje EDVINOKRACIA dhe shqiptaret qe e bene sheik…!

  2. LETA nuk behet ai vend harroje. pandushi hyri ne parlament deputet me pantallona te shkurtra dhe po del mbas 30 vjetesh kok laker me panolon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *