• |
ide | kryesore

Ngujim për teatrin? Basha: Do mbështesim çdo akt të artistëve

Lajme, Të fundit



Në protestat e artistëve kundër prishjes së teatrit është folur vazhdimisht për grevë urie apo ngujim brenda në ambjentet e teatrit, por tashmë që parlamenti i ka hapur rrugë shembjes së godinës, nuk ka një vendim të qartë se si do të vazhdojë rezistenca e artistëve.

Në konferencën për shtyp nga selia e PD-së, Basha paralajmëroi mbështetjen për çdo akt të artistëve në ambjentet e teatrit, ndërsa i bëri thirrje presidentit Ilir Meta të mos e dekretojë ligjin.

“I bëjmë thirrje presidentit të mos e dekretojë ligjin e vjedhjes. I bëjmë thirrje qytetarëve t’i bashkohen artistëve, aktivistëve dhe  të gjithë atyre që kanë protestuar me kurajo prej muajsh, forca e vetme që ka Rama është indiferenca dhe veprimi ynë. Bashkë nuk ka njeri që mund ta shembë teatrin. Ju bëj thirrje ambasadorëve të vendeve të huaja: Ja ku keni një projekt të pastrimit të parave të pista të krimit, ja ku keni një veprim që dhunon haptazi sundimin e ligjit dhe një akt që bie ndesh me detyrimet e integrimit. Ja ku keni një tufë me peshq të mëdhenj. Dje ishte akti më i rëndë i ligjërimit dhe pastrimit të parave të drogës. Do të përballemi në rrugë dhe në sheshe. Do mbështesim dhe do t’i bashkohemi pa asnjë hezitim cdo akti të paralajmëruar nga artistët në ambjentet e teatri dhe kudo. Ju them sot, ta dëgjojë mirë kryehajduti dhe banda e tij: parlamenti i kthyer në noter të akteve korruptive dhe kriminale të Edi Ramës, aq më tepër kur ai ka agjësuar institucionet e drejtësisë, do të clirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet nga forcxa e njerëzve të bashkuar që janë më shumë se 75 hajdutët” u shpreh Basha.

Basha kujtoi dokumentin e OSBE-së, sipas të cilit Edi Rama ka një pasuri që shkon deri në 200 milion dollarë, para që sipas tij nuk mund të mbahen në bankë dhe po investohen në kulla kudo nëpër Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *