Policia e Korçës ka goditur një grup të shpërndarjes së heroinës në doza të vogla, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 persona.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Julian Gega (Mingo), 39 vjeç
Mikel Mingo, 24 vjeç,
Mondi Mingo, 42 vjeç, të tre banues në Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në dyqanin në pronësi të shtetasve Mondi dhe Mikel Mingo, në lagjen nr 9 Korçë, të marrë në përdorim nga shtetasi Julian Gega, si edhe gjatë kontrollit fizik të këtij të fundit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
13.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, e ndarë në doza.
1 peshore.
Gjithashtu shtetasi Julian Gega, tek dyqani i cili shërbente si servis celularësh, tregëtonte aparate satelitore pa dokumentacionin dhe autorizimin përkatës, si edhe rreth 300 aksesorë të ndryshëm telefonash, për të cilat nuk dispononte fatura.
Policia e Korçës prangos tre persona, përdornin dyqanin si pikë për shpërndarjen e heroinës
Lajme, Të fundit
