• |
ide | kryesore

Regjisori Çipi falënderon Majkon që nuk votoi kundër Teatrit: Nuk u bëre viç për lëkurë, të presim në shesh

Lajme, Të fundit



Ministri per Diasporen, Pandeli Majko ishte i vetmi nga kabineti Rama qe nuk mori pjese ne votim dje per projektligjin që i hap rrugë nisjes së negociatave me kompaninë private “Fusha Shpk”. Me miratimin e kësaj nisme të qeverisë do të nisë më pas dhe prishja e godinës së Teatrit Kombëtar.

Qendrimi i Majkos eshte pershendetur nga regjisori Kastriot Çipi, i cili me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook e ka falenderuar publikisht.

“Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!”- shkruan Çipi.

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, gjatë seancës plenare ka pasur një debat me Kryeministrin Rama. Para nisjes së votimit, Rama është filmuar teksa debaton me Pandeli Majkon.

Sipas deputetëve të pranishëm në sallë, të cilët kanë dëgjuar debatin, Rama i është drejtuar Majkos me tone të larta: “Nëse s”do votosh, ik në shtëpi. Mua mos më bëj numra”. Pas këtij debati, i cili është filmuar nga kamerat, Pandeli Majko është parë i nervozuar. Pasi ka vënë telefonin në vesh, është larguar nga salla, ndërkohë që Rama e ka shoqëruar largimin e tij me një gjest.



2 Comments

  1. Po cfare ka bere more asgje!!! Foli gje, jo. Thjesht u mbyll ne strofkullen e vet. Prandaj i thone parlament qe ti degjohet fjala, te flasi ne emer te te majteve e jo thjesht te iki. Pamvarsisht se e pergezoj per qendrimin ndryshe, nuk veproi ashtu sic duhej. Te fliste edhe nje here nga mendja meqe ne listat e ardhshme nuk do te jete. Jo si nje bythqir i peshtire si Besnik Bare qe nje ne 3 fjale e kishte Erion Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *