• |
ide | kryesore

Shuplaka ndaj qeverisë/ Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende pune në 7 vite, më dobët se i gjithë rajoni

Lajme, Të fundit



Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende të reja pune në harkun kohor 2010-2017 sipas raportimit të rezultateve nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) lidhur me Strategjinë 2020 të Europës Juglindore. Rreth 60% e këtyre vendeve janë hapur në bujqësi, sipas një raporti të mëparshëm, po të RCC.

Për të njëjtën periudhë, Maqedonia shtoi 103 mijë vende pune, ndërsa Kosova 85 mijë, bëhet e ditur në raportin e RCC. Që të dyja këto shtete kanë popullsi dhe si rrjedhojë forcë pune më të ulët sesa Shqipëria, ndërsa madhësitë e ekonomisë janë të krahasueshme.

“Monitor” ka përpunuar më tej të dhënat, duke marrë për bazë popullsisë përkatëse. Për Shqipërinë rezulton se janë shtuar vetëm 10 vende të reja pune për çdo 1000 banorë.

Rekordin e mban Maqedonia me 49.4 vende pune të reja të hapura për çdo 1 mijë banorë. Maqedonia e ka orientuar zhvillimin e saj drejt industrive eksportuese me vlerë të shtuar të lartë, siç është psh industria automative. Shteti fqinjë është një hap përpara Shqipërisë si për teknologjinë e informacionit ashtu dhe për industrinë, teksa është një prodhues i pjesëve të makinave, si psh katalizatorë nga Johnson Doel, një kompani që kishte të ardhura prej 1.2 miliardë eurosh në 2016-n, tre herë më shumë se sipërmarrja më e madhe në Shqipëri dhe ka më shumë se 1000 të punësuar.

Pas Maqedonisë vjen Kosova me 47.2 vende pune për 1000 banorë dhe i fundit, por sërish më mirë se ne Mali i Zi me 33.4 vende për 1 mijë banorë. Edhe

Serbia, e cila për nga numri i popullsisë apo ekonomia ka tjetër dimension në raport me rajonin ka mundur që të hapë jo pak por 400 mijë vende pune, (nga 600 mijë që u hapën në gjithë rajonin për 7 vitet e fundit) shifër kjo që përkthehet në 45.5 vende të reja pune për çdo një mijë banorë. Edhe Serbia njihet për orientimin e saj drejt industrive me vlerë të shtuar të lartë.

Këshilli Rajonal për Bashkëpunim vlerëson pozitivisht ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke nënvizuar se ato i janë kthyer rrugës së rritjes duke shtuar në total në ekonomitë e tyre 600 mijë vende pune.

Një tjetër element interesant që merr parasysh raporti është ai i forcës së punës me kualifikim të që është shtuar në këto vite në Ballkanin Perëndimor që llogaritet në gjysmë milionë. Nga ky total Shqipëria mban më shumë se 20 për qind çka thekson akoma edhe më shumë kontrastin. Pra kemi pjesën më të madhe të forcës së punës me kualifikim të lartë që i është shtuar tregut por ndërkohë kemi raportin më të ulët të vendeve të reja të punës për 1 000 banorë.

Raporti i RCC vlerëson se ka edhe disa zhvillime pozitive të tjera në rajon por të gjitha këto në nivelin që paraqiten nuk do të jenë të mjaftueshme dhe do të vonojnë progresin e qytetarëve drejt nivelit të BE-së me dekada të tëra. /Monitor/

 

 



3 Comments

  1. 28 mijë vende te reja pune dhe nga keto 60% jane ne bujqesi qe ne total do te thote 28.000-(28.000x 0.6)=11.200 te punesuat per 8 vjet .
    RCC gabon rende , ketu u hapen 320 mije vende pune vetem nga 13-17 dhe 220 do hapen nga 2017 deri ne 2021 . Nuk besoni ? Pyesni te gjatin tone tua thote , po nuk besuat prape atehere merrni te dhenat nga INSTAT-i ( i pavarur totalisht edhe pse drejtohet nga qeveria) . O Rama or kar me syze , or demagog drogmen , propaganda jote ka efekt per nje kohe te shkurter se faktet ta kane çjerre dhe do ta çjerrin masken e idiotizmit tend .

  2. Llogariten ATA qe Jane hequr te Jane dhjamin evet deriva sa te vijne ne pushtet pala tjeter e te llogarisi vende te lira heqjen e kundershtareve (miqte e shoket e pales se mundur )sa per ATA qe nuk Jane pale t’i enderrojne vendet e punes e MOS me keq te humbin edhe ATO qe Kane se emrat i shkruan partita

  3. Për problemin e punësimit, nuk më duket realiste që të shtrihesh në kohën nga viti 2010, deri në vitin 2017.
    Të mos harojmë se deri në vitin 2013, akoma në gjithë botën ndihej efekti i krizës së madhe financiare-ekonomike që solli edhe fenomenin e shtimit të madh të papunësisë.
    Ajo se çfarë duhej bërë për punësimin nga cilido shtet, duhet të shihet në periudhën e pas krizës.
    Ndërkaq, edhe llogaritjet për “punësime” në bujqësi, më duken abuzive e thjeshtë propogandistike.
    Mos në bujqësi shqiptarët nuk punonin e sapo erdhi në pushtet “agronomi” Edi Rama, ju lindi dëshira të punojnë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *