• |
ide | kryesore

Si të realizosh foton selfie perfekte

F1, Stil



Të kapësh momentin me anë të fotove shtë një gjë shumë ë bukur sigurisht. Por perveç fotove që na bëjnë miqtë, prej disa viteve janë bërë një trend shumë i përdorur edhe selfiet. Këto të fundit që gati gati i dashurojmë, sidomos ne vajzat.

Por shkrepjet e tyre nuk janë aq të thjeshta sa duken. Sigurisht që ka disa faza derisa të arrijë fotoja perfekte.
Kini mendjen vajza :

-Gjetja e këndit perfekt.
Duam që të gjejmë këndin më të bukur të fytyrës sonë. Atë pjesën që nuk ka defekte dhe duket gjithmonë bukur në foto.

-Ndriçimi.
Duhet një dritë as shumëe fortë as shumë e errët.
Aknet dhe të gjitha defektet në fytyrë do të zhduken. Fytyra s’duhet të duket e zbehtë asnjëherë. S’ka rëndësi sa e bukur jeni, nëse nuk keni ndriçimin e duhur, selfiet tuaja do të shkatrrohen.

-Fotot e dështuara
Sigurisht që pas asaj perfektes fshihen rreth 50 foto të tjera që janë zhdukur direkt pas shkrepjes pasi kanë dalë të shëmtuara.

-Mimika e duhur e fytyrës
Jo të gjithë arrijnë ta kuptojnë se sa ë vështirë është të bësh një fytyrë të bukur,sensuale dhe seksi në të njëjtëen foto.

-Përshkrimi
Ndodh që të duhen rreth 30 minuta që të gjesh një përshkrim të bukur për foton pasi ke vendosur ta postosh në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *