• |
ide | kryesore

Skandalet më të famshme të tradhëtisë në Hollywood

Paparazzi, Slider



Me 9 maj 2011, Shriver dhe Schwarzenegger kanë deklaruar se ata janë duke u ndarë pas 25 viteve martesë. Dhjetë ditë më vonë ai ka pranuar se është kujdesur për një fëmijë që e ka pasur me shërbëtoren e shtëpisë, Mildred Patricia Baena. Në atë kohë fëmija i tyre ishte 14 vjeçar. Shriver kishte nënshkruar letrat e divorcit me 1 korrik.Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Me 25 korrik kishte dalë lajmi se Kristen Stweart e kishte tradhtuar të dashurin e saj Robert Pattinson me drejtorin 41 vjeçar të “Snow White and the Huntsman” Rupert Sanders. Pas një lidhje 4 vjeçare ajo e kishte tradhtuar të dashurin e saj. Ajo kishte bërë një kërkim falje publike, duke thënë se e do shumë, dhe se i vjen keq rreth asaj që ka ndodhur.

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

Në vitin 2005 pas katër vjet lidhjeje me Aniston, Brad Pitt e kishte tradhtuar gruan e tij me Angeline Jolie gjatë xhirimeve të filmit Mr and Mrs Smith. Më vonë Pitt ka deklaruar se ai dhe aktorja e Friends po ndahen. Kjo ndarje ishte një lloj tërmeti në HollyWood por kishte krijuar çiftin e ri fuqishëm në HollyWood: Brangelina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *