• |
ide | kryesore

VIDEO/ Basha e merr në telefon, deputeti i PD-së ka mikrofonin e hapur

Syri i Lapsit



Ndonëse qëndron vetëm 2 radhë më pas në sallën e Kuvendit, Lulzim Basha e ka marrë në telefon kreun e grupit Parlamentar, Edmond Spaho t’i komunikojë planin për bllokimin e seancës. Gjithçka ka ndodhur në fund të seancës të se enjtes ku u votua me votat e shumicës projektligji për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Pasi përfunduan diskutimet Spaho kërkoi fjalën për procedurë. Kryetari i Kuvendit, Ruçi e ka miratuar dhe teknika i ka hapur mikrofonin. Kjo e ka gjetur Spahon të papërgatitur.

Në këto momente ai po fliste në telefon me kryetarin e partisë, ndërsa në sallë dëgjohen fjalët: “Po nëse nuk e tërheqin projektligjin….”. Kjo ka shkaktuar ilaritet në sallë, ndërsa kryetari i Kuvendit i është drejtuar sërish: “Mund të flasësh tani që more porosinë”. Për të ndjekur këtë episod mund të shihni videon:

https://youtu.be/NR-vyURgmdE



1 Comment

  1. Problemi eshte se opoziten nuk e pjerdh kush se aq deputet keni ne kuvend dhe asgje nuk keni mundesi te bllokoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *