• |
ide | kryesore

VIDEO/ Panik në Fier, një kamion merr flakë në ecje, bllokohet kalimi i makinave

Lajme, Të fundit



Një kamion ka marrë flakë në ecje sot në Fier. Sipas raportimeve të para nga terreni, kamioni ka qenë duke lëvizur në aksin Fier-Levan kur papritur është mbuluar nga flakët. Rruga është bllokuar plotësisht pasi flakët mund të rrezikonin dhe mjetet e tjera.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po përpiqen të shuajnë flakët. Mësohet se nuk ka viktima dhe se shoferi ka zbritur menjëherë sapo ka parë flakët. Por trafiku në “Qafën e Koshovicës” është bllokuar dhe lëvizja është e pamundur.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *