• |
ide | kryesore

12 fëmijët e bllokuar në shpellë i shkruajnë letër prindërve

Planet



Djemtë nga Tajlanda të cilët janë bllokuar në një shpellë prej dy javësh i kanë shkruar një letër prindërve të tyre, duke i thënë: “Mos u shqetësoni…ne të gjithë jemi të fortë”.

Shënimet e 12 lojtarëve përfshijnë ndër të tjera edhe kërkesat e tyre për ushqim, përfshirë edhe pulën e skuqur.

“Mësues mos na jep shumë detyra shtëpie”, ishte një tjetër shënim i fëmijëve.

Djemtë dhe trajneri i tyre po eksploronin shpellën, kur u bllokuan nga përmbytjet më 23 qershor.

Ndërsa trajneri i djemëve në një letër të veçantë i shprehte keqardhje prindërve të 12 lojtarëve.

Në letrën e tij, trajneri 25-vjeçar Ekkapol Chantaëong siguroi prindërit duke thënë: “Të dashur prindërit e të gjithë fëmijëve, tani të gjithë janë mirë, ekipi i shpëtimit po na trajton mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *