• |
ide | kryesore

Dialogu me Serbinë, të gjithë kundër Thaçit

Lajme, Të fundit



Partitë opozitare po vazhdojnë të kundërshtojnë përfshirjen në ekipin negociator të dialogut me Serbinë.

Ata tashmë janë shprehur të bindur se nuk “do të legjitimojnë” me pjesëmarrje vendimet e dëmshme të presidentit Hashim Thaçi.

Përderisa LDK-ja ka kërkuar që qytetarët të vendosin vija të kuqe për presidentin Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje duke folur për gazetën “Zëri” ka kërkuar nga Kuvendi që sa më shpejt t’i nisë procedurat për shkarkimin e tij.

Në anën tjetër edhe kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme “paralajmëroi” se presidenti do të shkarkohet në rast të daljes nga vijat e kuqe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ndërkaq njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë të gabueshëm qëndrimin e opozitës për mospërfshirje në ekipin negociator.

Sipas tyre opozita duhet të japë kontribut dhe të mos e lejojnë Thaçin të nënshkruajë asgjë të dëmshme për vendin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka vija të kuqe në dialogun me Serbinë dhe ato janë në Kushtetutën e vendit dhe se kushdo që i shkel parimet e vendosura në Kushtetutë do të shkarkohet.

Ai në këtë mes përmendi edhe shkarkimin e dy presidentëve të mëparshëm. “Ne kemi vija të kuqe, ne i kemi në Kushtetutën e vendit.



2 Comments

  1. Thaci ka shume merita per clirimin e Kosoves, por perderisa eshte i shantazhuar nga te huajt, ai mund te detyrohet te nenshkruaje cdo lloj marreveshje qe i ofrohet, prandaj eshte i rrezikshem, prandaj jemi kunder tij

  2. Eshte e dhimbshme dhe mjeruse ti drejtoj bisedimet thaqi me serbin,duke njoftur kapacitetin dhe nivelin stupid te thaqit,ne histori.filozofin e taktikat mashtruse te serbis.
    Thaqi nuk njef nje mikro element ne politika e taktiko politika,ecmos te flasim per gjopolitika.
    bjeri as bujqesin e agrikultur nuj njef asgje.shkurt shqip,ish njeribi kafe qajtoreve te drenices.
    kush kane qen dikure anton qeta,mark kradniqi.ibrahim rugova,filozof e dijetar te nivelit te larte.
    ne fillim evropa i imponoj si bisedime teknike,a tani po dalin,bisedime per ndarje te kosoves.
    por dhe me nne shumice muslimane ne kosove,kosova duhet llogarit qe gjithomn ka gjithe evropen e vatikanin kunder.
    serbia ket status kohe munde ta mbaj edhe 200 vite,a sipas llogarive te mija,pas 6-7 vite nese vazhdon ky ritem emigrimi e braktisje kosove,kosova ngelet me 250 mi mac 300 mi banore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *