• |
ide | kryesore

Itali, sekuestrohet skafi me 1 ton marijuanë, kapen 2 shqiptarë dhe 1 italian

Lajme, Të fundit



Kapen në Puglia të Italisë rreth 1 ton marijuanë e trafikaur nga Shqipëria, në pranga 3 skafistët, dy prej të cilëve shqiptarë. Vlera e drogës 10 milionë euro.

Policia financiare italiane ka sekuestruar gjatë ditës së djeshme një motoskaf të fuqishëm që lundronte në brigjet e Samta Maria de Leuca në provincën e Lecces me 1 ton marijaunë të trafikuar me motoskaf përmes Adriatikut nga Shqipëria.

Në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë A.M 34 vjec , E.A 30 vjeç , të dy nga Vlora si dhe shtetasi italian M.G 65 vjeç nga qyteti i Spezzias.

Motoskafi po lundronte me shpejtësi të ulët drejt brigjeve italaine, fakt që ka çuar në dyshimet e rojes bregdetare italiane.

Mjetet lundruese të Policisë finaciare janë vënë në ndjekje të motoskafit i cili sapo i ka pikasur ka shtuar shpejtësinë.

Pas disa minutash ndjekjeje mjeti lundruesh është ndaluar me 3 skafistët në bord.

Në bredësi të kabinës së motoskafit janë gjetur 49 koli me rreth 1 ton marijuanë.

Droga e sekeustruar sipas financës italiane do të kapte në treg një vlerë prej 10 milionë euro.

Prej fillimit të vitit 2018 e deri më sot, Policia finaciare italiane informon se në rajonin e Puglias janë sekuestruar 13 tonë marijuanë, 9 mjete lundruese e janë arrestuar 28 skafistë.

https://www.youtube.com/watch?v=DQROa_a2SsI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *