• |
ide | kryesore

Konflikt për mall të përzier, detaje nga anija që u ‘arratis’ nga Porti i Durrësit

Lajme, Të fundit



Kanë dalë detaje të reja nga anija e cila është ‘arratisur’ në mesnatë nga porti i Durrësit.

Fax News raporton se anija, e cila ishte me ngarkesë kripe, ka qenë me flamurin e Sierra Leones.

Sipas burimeve ka patur konflikt për mall të përzier me qymyr (kripë dhe qymyr).

Pas kësaj anija e quajtur ‘Sea Scaner’ është larguar pa bërë asnjë procedurë dhe as sinjalizuar.

Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se pas kësaj kanë lajmëruar kapiteneritë e porteve kufitare dhe aktualisht kanë marrë sinjalizimin se është afër brigjeve italiane.

Anija ishte me ngarkesë kripe, dhe pasi kishte shkarkuar rreth 5 mijë e 500 ton, kishte dhe 500 ton për të shkarkuar.



3 Comments

  1. Bobooooooo dhe kripen me qymyr perzier kishim mangut ne te shkretet .Mishi me salmonel.Buka me ngjyrues.Fruta e zarzavate te helmuara.Na edhe kripen tani.

  2. A do denohet dikush me burg ne kete vend per helmim te popullsis.Duhet disa te burgosen sepse ky eshte Genocid e kaluar Genocidit .Filloni denoni disa qe te tremben te tjere se do shuhemi si komb nga helmimi i ushqimeve. Beni dicka.

  3. Keto jane alibira se nuk arratiset anija se keta ndjekin -skafet -qe kane shpejtesi te madhe dhe jo kete .Ajo ka shkarkuar gjysmen sipas lajmit ne portal ,,jane hedhur keto alibira, eshte ngarkuar me -Hashash -o njerez dhe ka care ferren se nuk nxiret kripa nga qymyri te bashkohet .Se kripe ka tek kriporja ne -Narte-Vlore te konsumoje tere europa jo vendi yne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *