• |
ide | kryesore

Kukës, ariu del në rrugë dhe sulmon 36-vjeçarin, shpëton vetë me një plagë në trup dhe sy

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e pazakontë dhe po aq e frikshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës. Një ari ka dalë në mes të rrugës mëngjesin e sotëm, dhe ka sulmuar një 36-vjeçar.

Mësohet se shtetasi Shehap Dafku, nga fshati Brekie, është punëtor i hidrocentralit, dhe teksa po shtonte në punë në orën 6 të mëngjesit ka ndeshur ariun, i cili i ka dalë në rrugë rreth 100 m aftër segmentit Kukës-Shishtavec.

Nga sulmi, i riu ka pësuar dëmtime në trup dhe në një njërin sy. Aktualisht ai ndodhet i shtruar në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

Të shqetësuar nga rasti i ndodhur, banorët e zonës kërkojnë marrjen e masave, pasi arinjtë po bëhen rrezik për jetën e tyre dhe të fëmijëve, si dhe u kanë dëmtuar kulturat bujqësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *