• |
ide | kryesore

Lucas Hernandez: “Hazard kush? Ne kemi eliminuar Messin”

Rusi 2018, Sport



Ekipi i Francës do të ketë një sfidë që mund të thotë shumë në shanset e Gjelavë për Kupën e Botës, kundër Belgjikës, të martën në gjysmëfinale të Rusi 2018. Ndoshta, do të jetë e nevojshme, që të zvogëlohet sa më shumë që të jetë e mundur, ndikimi i Eden Hazard në këtë sfidë, por Les Bleus kanë treguar ndërkohë se nuk kanë probleme me emrat që kanë përballë.
Franca ia ka dalë të fitojë kundër një lojtari që, duket mjaft i ngjashëm me kapitenin e Djajve të Kuq, madje me rëndësi shumë më të madhe se 10 i Chelsea. Në raundin e 1/8, ekipi i Didier Deschamps ka mundur jo vetëm Argjentinën, por edhe yllin e Barcelonës Lionel Messin, që u bllokua krejtësisht falë mbulimit të Blaise Matuidi dhe N’golo Kanté.
I pyetur rreth kësaj sfide Lucas Hernandez tha: “Duhet përqëndrim maksimal, ne kemi eliminuar tashmë lojtarin më të mirë në botë në 1/8 kundër Argjentinës dhe ai nuk e ka prekur topin, kjo është e vërteta … Kundër Belgjikës, ne gjithashtu kemi lojtarët e duhur për të përsëritur vetveten, kështu që Hazard duhet ta dijë se do mundohemi që ta prekë sa më pak topa që të jetë e mundur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *