• |
ide | kryesore

Mot i keq në Japoni, 27 të vdekur dhe mbi 50 të zhdukur

Planet



Të paktën 27 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Japoninë.

Pjesa më e madhe e viktimave u shënuan në prefekturën e Hiroshimës, që është goditur nga përmbytjet që prej ditës së enjte. Rreth 1.5 milionë njerëz janë urdhëruar që të evakuohen, ndërsa 3 milionë të tjerë janë këshilluar që të rrinë në gatishmëri për një urdhër evakuimi.

5 mijë forca, përfshirë policinë dhe zjarrfikësit kanë marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Mbi 500 shtëpi janë dëmtuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, ndërkohë që rreth 3 milionë persona janë evakuuar nga banesat e tyre.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar se shirat e mëdhenj do të vijojnë, ndërsa bilancet mund të jenë edhe më të këqija, pasi lumenjtë kanë dalë tashmë nga shtretërit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *