• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Laç, shembet muri i uzinës, një i vdekur dhe një i plagosur

Lajme, Të fundit



Një incident i rëndë është regjstruar mesditën e sotme në qytetin e Laçit, ku si rrjedhojë ka humbur jetën një i ri dhe është plagorus rëndë një tjetër.

Një nga muret e uzinës së Superfosfatit është shembur, duke lënë fillimisht të plagosur shtetasit Drilon Lamaj dhe Dashamir Hajha.

Të dy u transportuan në Spitalin e Traumës, në kryeqytet, ku 27-vjeçari Drilon Lamaj humbi jetën, ndërsa i riu tjetër është në gjendje të rëndë.

Të dy shtetasit ishin duke mbledhur skrap në ambientet e kësaj uzine, ndërkohë që u shemb njëri nga muret.

Uzina e Superfosfatit në Laç është ndërtuar në vitin 1965, por prej më tepër se dy dekadash është jashtë funksionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *