• |
ide | kryesore

Për 3 muaj 18 persona të kafshuar nga gjarpërinjtë në Kosovë

Lajme, Të fundit



Nga muaji prill e deri më sot në Klinikën Infektive të QKUK-së, kanë kërkuar trajtim mjekësor 18 persona të cilët janë kafshuar nga gjarpërinjtë. Prej të cilëve 14 raste kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe janë ndalur për trajtim në këtë Klinikë, ndërsa katër raste janë liruar menjëherë. Drejtori i Klinikës Infektive në QKU Hamdi Ramadani ka thënë se ky numër është i madh për këtë periudhë.

Ramadani ka thënë se të kafshuarit nga gjarpri përkundër gjendjes së rëndë që kanë pasur, pasi që kanë marrë trajtimin mjekësor nga klinika kanë dal në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nga muaji prill e deri më sot ne kemi ndal në mjekim ose trajtim në klinikën tonë 14 raste… Gjendja e të gjithë këtyre rasteve të cilat janë ndal ka qenë e rëndë, në kuptimin që këta kanë manifestuar së pari ato që ne i quajmë simptoma të përgjithshme, plogështi, lodhje, të vjella. Së dyti, kanë qenë simptomat karakteristike në vendin ku ka ndodh kafshimi, më së shumti në dorë ose në ekstremitetet e poshtme me enjte të madhe, këmba ka qenë plotësisht e palëvizshme, këto raste me tension të ulët, me temperaturë. Gjendja e të gjitha këtyre rasteve ka qenë e rëndë dhe trajtimi ka qenë pesë ditor, gjashtë deri në 10 ditë ose 12 ditor me terapi emergjente dhe suporte”, ka thënë Ramadani për KosovaPress.

Në këto 14 raste të kafshimit nga gjarpërinjtë, Ramadani tha se ka pasur raste ku është dashur të bëhet edhe ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa, katër raste sipas Ramadanit kanë marrë shërbim ambulantor, por që nuk ka pasur nevojë që të shtrihen në spital./kp



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *