• |
ide | kryesore

Rusia e Kroacia shkojnë në kohë shtesë

Rusi 2018, Sport



Rusia e Kroacia kanë nevojë për kohë shtesë për të përcaktuar skuadrën e fundit që do ti bashkohet Belgjikës, Francës e Anglisë në katër më të mirat e Botërorit. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, Kroacia mori frenat e lojës në dorë, duke bërë të vlejë mesfusha kualitative.

Rusia u mbrojt, në fraksione loje edhe në mënyrë kaotike, por duke mbajtur topin larg rrjetës. Madje edhe kur Ignashevic, Akinfeev e të tjerët humbën shpresat, shtylla ndaloi Perisic të ndëshkonte Armatën e Kuqe nën sytë e Putin në tribunë.

Frikë për Kroacinë në castet e fundit me dëmtimin e mundshëm të Subasic, por portieri qendron në fushë, duke eleminuar telashet për Dalic që i kishte kryer zëvendësimet. gjithcka e hapur me 1-1 e kohës së rregullt dhe të dyja skuadrat tashmë duhet të përballojnë ndeshjen e dytë rradhazi me kohë shtesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *