• |
ide | kryesore

Shembja e Teatrit/ Vlahutin thirrje qeverisë: Dëgjoni qytetarët për një zgjidhje

Lajme, Të fundit
vlahutin1.jpg



Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i bëri thirrje qeverisë që të bëjë dëgjiesa me qytetarët që të arrihet një marrëeshje për teatrin.

Në një takim në Fier, ajo theksoi mes të tjerash se për këtë çështje ka marrë disa letra për këtë çështje, ndërsa shtoi se pas një analize të thellë do të vijë edhe përgjigja nga BE-së.

“Kemi marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjmë me këtë çështje. Jemi duke bërë një analizë të gjatë ligjore. Këshilla ime do të ishte; dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me ta për të gjetur zgjidhje në përfitim të qytetareve. Përgjigja jonë do të vij pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarë”, tha Vlahutin.

Ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar kaloi për miratim vetëm me votat e maxhorancës, duke hasur kështu në kundërshti të madhe nga artistët, por edhe opozita dhe shoqëria civile.

 

 

 

Vlahutin ishte sot e pranishme në një takim të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri në një ndërmarrje sociale e themeluar nga dy organizata të shoqërisë civile.



3 Comments

  1. Tani po degjon zerin e qytetareve kjo, po me pare sa zera qytetaresh ka shojtur e humburnga keso lloje ambasadoresh. Kur behen gati te ikin e thone edhe ndonje te vertete, por mbas te vjelurave, sepse tere qellimet e deshirat e mafies qeveritare keta ia kane mbuluar, e jane bere njesh me to. E kush te beso me tya mojzjarrevenese e padrejtesive per popullin, e lajkatare per kete qeveritare mafipze e hajdute. TURP…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *