• |
ide | kryesore

Task Forca/ Ministrja Gjonaj: Kallëzim penal 6 drejtorëve të lartë, duhet të ikin nga puna

Lajme, Të fundit



Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dhene sot detaje lidhur me veprimet konkrete të Task Forcës Antikorrupsion të qeverisë. Sipas saj, jane dhene 172 masa disiplinore, 28 largime nga detyra, duke theksuar se numer te larte mbajne drejtues te larte te zyrave te Hipotekes, ALUIZNI, AKU etj.

“Kemi depozituar 3 kallezime penale per 6 drejtues te larte te administrates. Kallezim penal per drejtuesin e zyres se regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne Kruje. Jane kosntatuar vonesa pa asnje justifikim, veprime te dyshuara per korrupsion lidhur me certifikatat e pronesise etj. Kallezim penal per drejtorin e ALUIZNI-t Sarande, dhe per tre te tjere, ne sektorin e legalizimit, kalimit te pronesise, qe dyshohet te kene kryer shperdorim detyre duke legalizuar siperfaqe ne letra me te medha se ne realitet. Po ashtu, kallezim penal per pergjegjesin e sektorit ne asistsencen ndaj sherbimit te tatimpaguesve ne Vlore, qe dyshohet per veprime me shperdorimin e detyres”- tha ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *