• |
ide | kryesore

Video/ “Po kthehet në shtëpi”, Anglia ndjek himnin, shkon në gjysmëfinale

Rusi 2018, Sport, Video



Times e kishte gjetur zgjidhjen për të thyer Suedinë e Ikeas: mund të ishte strategjia e duhur, por kishte gabuar emrat. Harry Kane ishte hije e vetes, por për fat Tre Luanët e gjetën suksesin në goditjet me kokë të Maguire e Alli.

Anglia sheh gjysëmfinalen në Rusi dhe është një ndjesi që shpikësit e futbollit kishin kohë që e kishin harruar. Gareth Southgate mund të jetë më shumë se i kënaqur nga britanikët e tij, që nuk bëjnë spektakël, por janë pragmatistë deri në ekstremitet: shfrytëzojnë karakteristikat që posedojnë dhe ndëshkojnë këdo kundërshtar pa u sforcuar.

Në Samara Arena, edhe Suedia dorëzohet përballë humorit anglez, që pothuaj ka gjithë Botërorin që e paralajmëron kundërshtarin se si do të luajë e përsëri ata bien në kuthin anglez të mosbesimit. E gjithë cfarë kjo Angli është, përvec faktit taktik, fizik e kualitetit që disponojnë, Alli, Kane, Walker apo Sterling, është shfrytëzimi i goditjeve standarte. 3 gola me 11 metërsh, 5 me goditje standarte, në 11 realizime në total të anglezëve, që kujtojnë futbollin e famshëm britanik ku goditjet standarte ishin ato që ekzaltonin aftësitë e shtatlartëve të Tre Luanëve.

Suedia i luajti shanset e saj: Anderson mund ta ketë zhgënjimin vetëm me pasaktësinë e të tijve para portës, ose me Pickford që deri tani nuk gabon një ndërhyrje. Berg e Claesson u munduan të vinin në ekuilibër një ndeshje të cilën Anglia e dominoi me kualitet në pjesën e parë dhe fizikisht në të dytën.

Nëse ka një gjë që mund të shqetësojë teknikun Southgate është Harry Kane që nuk shënon me aksion që në ndeshjen e parë të grupit kundër Tunizisë (pa llogaritur topin që iu përplas në këmbë kundër Panamasë). Golashënuesi më i mirë i Botërorit vetëm një herë doli në konkluzion kundër suedzëve, për momentin ndoshta mjafton, por në gjysëmfinale Anglia do ketë nevojë edhe për bomberin e saj, nëse dëshiron të vazhdojë ëndërrën për të sjellë në shtëpi Kupën e Botës që mungon prej 52 vjetësh.


https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/lx/lXRz.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *