• |
ide | kryesore

Zbulohet parcela me kanabis në Tepelenë, në kërkim kryetari i fshatit

Lajme, Të fundit



Parcelat me kanabis nuk kanë të mbaruar në Tepelenë. Policia ka zbuluar së fundi 507 rrënjë në fshatin Luadh, Bashkia Memaliaj.

Burime nga policia thonë se bima narkotike u gjet e kultivuar në një zonë të pyllëzuar. Në kërkim u shpall kryetari i fshatit Luadh, shtetasi A.C, 30 vjeç, banues në këtë fshat. Ndërkohë që policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të lëndës narkotike.

Disa ditë më parë u zbuluan parcela me kanabis në fshatin Gusmar dhe Peshtan. Këtë vit sipërfaqet e kultivuara janë ulur ndjeshëm, por mbetet ende problematike kryesisht zona e Vlorës, Tepelenës dhe Fushë Krujës.



2 Comments

  1. Kryeplaku i fshatit e ka fajin ?Ekane fajin drogaxhinjte e –tahireve -e xhirafave-rucve qe e kane mbjelle tani ky do iki koke turku mish per top se e kane denancuar parcelen pastaj kane vajtur keta lamashet e policise.

  2. kryetari i fshati bashk me 1 ton kokin e tre ton kanabis e kan ler shqiperin.si drejtoret polic te tahirit rames me shok e balilit,sajme qorrit e ball kopilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *