• |
ide | kryesore

Aktiviteti i Ramës fut trafikun e Vlorës në kaos, radhë kilometrike në hyrje të qytetit

Lajme, Të fundit



“Policia Rrugore Vlorë ka njoftuar se për arsye të zhvillimit të një aktiviteti, prej orës 19:00 deri më 23:00, të së dielës aksi rrugor Rradhimë-Shkolla e Marinës do të funksionojë vetëm me një kah drejtimi për lëvizjen e mjeteve”.

Kështu nis një njoftim i policisë që nuk tregon se bëhet fjalë për një aktivitet të kryeministrit Edi Rama. Ai ka vendosur të mbajë një takim për çështjen e ujërave të zeza në një orët me fluksin më të madh në qytetin bregdetar, por edhe në një nga pikat kyçe të tij.

Policia thotë se i përdorshëm do të jetë kahu i djathtë i rrugës Rradhimë-Vlorë, kurse kahu tjetër i këtij aksi do të përdoret për parkime. Drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë nga Vlora drejtim Rradhimës, luten të përdorin aksin rrugor të Lungomares.

“Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunim e çdo drejtuesi mjeti për zbatimin e këtij sensi rrugor të përcaktuar për mbrëmjen e së dielës në mënyrë që të shmanget trafiku rrugor i rënduar ose bllokuar” – thuhet në njoftimin e policisë.

Blutë e Vlorës nuk rrëfejnë se trafiku është rënduar jashtëzakonisht nga Orikumi drejt Vlorës. Kthimi i pushuesve nga plazhet ka bërë që trafiku në këtë aks rrugor të jetë i tmerrshëm. Raportohet se për të përshkuar distancën nga Orikumi në Vlorë duhen rreth 2 orë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Hajde kallje tari hajdeeeee. Jepi Drame, rrasua deri ne rreze vlonjateve se ata per ideal te partise e mbajne me qejf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *