• |
ide | kryesore

Brazili kthehet në Rio: duartrokitje për teknikun Tite

Rusi 2018, Sport



Zhgënjimi është i madh në Brazil për cdo dalje nga Botërori që nuk sjell me vete Kupën. vetëm rreth 30 tifozë kanë pritur Brazilin në aeroportin e Rio de Janeiros, në kthimin në atdhe, dy ditë pas eleminimit në cerekfinaletë Kupës së Botës 2018. Fluturimi nga Shën Peterburgu ka patur ndalesë vetëm në Madrid, ku shumica e lojtarëve të Seleçaos, që luajnë në Europë, kanë vendosur të qendrojnë.

Nga 7 lojtarët që udhëtuan për në Rio, vetëm Douglas Costa e Philippe Coutinho kanë ndaluar të firmosnin autografë e të përshëndetnin tifozët, që i kanë pritur me duartrokitje e me thirrjet “Brazil, Brazil!”. Edhe tekniku Tite, që do të vendosë në ditët e ardhshme nëse do të vazhdojë të drejtojë Seleçaon, ka marrë një pritje të ngrohtë mirëseardhje nga tifozët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *