• |
ide | kryesore

Hierro largohet nga Spanja, refuzon edhe postin që kishte

Rusi 2018, Sport



Fernando Hierro nuk është më trajneri i Spanjës: ish-flamuri i Real Madrid heq dorë edhe nga roli i tij si drejtor teknik i ‘Furive të Kuqe’. Lajmin e ka komunikuar Federata spanjolle (RFEF) në një komunikatë për shtyp. “Pas shumë rruge të përshkuar së bashku, Real Federación Española de Fútbol e Fernando Hierro i kanë dhënë fund raportit të tyre me përfundimin e pjesëmarrjes së Spanjës në Kupën e Botës në Rusi. Trajneri i fundit i Kombëtares ka refuzuar të kthehet në pozicionin e tij të mëparshëm si drejtor sportiv i RFEF, për të kërkuar horizonte të tjera e për të ndërmarrë sfida të reja profesionale”. Hierro u zgjodh në krye të pankinës spanjolle dy ditë para startit të Botërorit, pas shkarkimit të papritur të Julen Lopetegui, për arsye se kishte firmosur me Real Madrid pa njoftuar më parë Federatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *