• |
ide | kryesore

“Majmun..”, në Brazil vijnë edhe kërcënime për jetën

Rusi 2018, Sport



Një humbje në Brazil nuk është si në cdo vend tjetër, e po të mendosh autogolin për futbollistin që e shënon është akoma edhe më keq. Mesfushori i Brazilit, Fernandinho e familjarët e tij janë bërë viktime e fyerjeve raciste në mediat sociale, pas autogolit kundër Belgjikës që shkaktoi edhe humbjen e eleminimin e Seleçaos nga Kupa e Botës.

Në internet kanë vërshuar sulmet ndaj lojtarit të Manchester City duke e përcaktuar “majmun”, ndërsa nuk kanë menguar edhe kërcënimet me vdekje. Edhe gruaja e futbollistit, Rosa Glaucia, ka marrë fyrje të pafund në adresë të saj dhe familjes. E ëma e Fernandinhos ka mbyllur adresën e saj në Instagram për shkak të komenteve ofensive në adresë të familjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *