• |
ide | kryesore

Ndasitë politike evidentohen në Rusi: Nga “shqiponja shqiptare” te thirrja “Lavdi Ukrainës”

Sport



Në Rusi nuk po luhet vetëm kampionati Botëror i Futbollit, por edhe po shpërfaqen cështjet politike, të nxehta apo të harruara, që mbi të gjitha prekin Ballkanin dhe Europën Lindore, duke i kujtuar të gjithëve ndarjet gjeo-politike. Mjaftoi një shqiponjë e formuar me dy duar shqiptarësh të Zvicrës, që fitorja e helvetëve me Serbinë të merrte konotacion përtej rezultatit sportiv. E kuptuan serbët që kërkuan menjëherë dënimin e xhestit të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit. E kuptuan kosovarët, që shpejtuan të paguajnë gjobën e aplikuar nga FIFA për dy futbollistët e përfaqësueses së Zvicrës.

Sigurisht simboli fliste qartë, ashtu si fjalët e cituara nga Domagoj Vida, pas fitores me Rusinë: “Lavdi Ukrainës. Kjo fitore është për Dinamon e për Ukrainën”. Tani mbrojtësi kroat rrezikon dy ndeshje skualifikim, sepse Rusia ka protestuar menjëherë dhe FIFA ka hapur hetimin që mund ti sjellë autorit të golit të dytë të Kroacisë mbylljen e Botërorit për një frazë që konsiderohet anti-ruse.

Mund të jetë edhe kështu, por nga ana tjetër nuk është konsideruar anti-kroate fraza e presidentit serb Aleksandar Vucic që pranoi se kishte bërë tifo për Rusinë kundër Kroacisë. “Eshtë e drejta ime, cdokush bën tifo për kë dëshiron”. Po kështu duhet të jetë, edhe Vida nuk i ka harruar përjetimet në 5 vitet e luajtura me Dinamo Kiev, por video e postuar nuk mund ti pëlqente rusëve.

Vida rrezikon dy ndeshje dhe 5 mijë franga zvicerane gjobë, Xhaka e Shaqiri u gjobitën me 10 mijë franga zvicerane, por shpërthimi i tyre në Rusi kujtoi se ka ca gjëra që vështirë se harrohen, edhe kur kalojnë vitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *