• |
ide | kryesore

VIDEO/ Publikohen të tjera pamje nga përplasja me armë në Dhërmi: “E pe pistoletën…”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Publikohen të tjera pamje nga përplasja me armë në një lokal në Dhërmi mbrëmjen e së shtunës.

Siç shihet në një video të publikuar nga Ora News, njerëzit duken të frikësuar, ndërsa ambienti është plotësisht i shkatërruar, me tavolina të përmbysura dhe gota të thyera.

Pamjet tregojnë që ngjarja sapo ka ndodhur, pasi në sfond vijon ende muzika, ndërsa tavolinat kanë filluar të boshatisen, pasi njerëzit janë larguar nga frika.

Në sfond dëgjohet një dëshmitar i cili thotë: “Doli pistoleta…”, ndërsa më tutje një person tjetër i veshur me të bardha duket i nervozuar.

Po ashtu në video duken edhe disa persona të veshur me të zeza të cilët kontrollojnë territorin ku ndodhi përplasja.

Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi Emiljano Nina 23-vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte pasur konflikt të hershëm me një person që gjithashtu ndodhej në këtë disko dhe qëlloi në ajër 4 herë me pistoletë.

https://youtu.be/7d0ahKqXMaI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *