• |
ide | kryesore

VIDEO/ Treni del nga shinat, 10 të vdekur dhe 73 të plagosur

Lajme, Të fundit



Dalja e një treni nga shinat në Tekyrdag, në verilindje të Turqisë ka shkaktuar 10 të vdekur dhe mbi 73 të plagosur.

Sipas mediave lokale janë përmbysur 5 nga 6 vagonët e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shumë amkbulanca. Treni ishte nisur nga Edirne për në Stamboll me 362 persona në bord.

Sipas ministrisë së Transporteve zona ku ka ndodhur ngjarja është e mbuluar nga balta për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=85MEt3NA5F0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *