• |
ide | kryesore

Vizitë “blic” e Bashës në SHBA, takohet me…

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka fluturuar këtë të diel drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të zhvillojë një seri takimesh zyrtare.
Selia blu, nuk ka dhënë informacion për agjendën e takimeve të Bashës, por sipas burimeve të Ora News se ai do të qëndroi në Uashington, deri në datën 12 korrik ku parashikohen edhe takime në Departamentin amerikan të Shtetit.

Sipas të njëjtave burime, kreu i opozitës parashikon në axhendë një takim me ambasadoren e re që do të zëvendësojë Donald Lu. Ky takim nuk konfirmohet zyrtarisht, por në të njëjtën kohë as nuk u mohua.

Vizita 5 ditore e kryetarit të Partisë demokratike Lulzim Basha, në Shtetet e Bashkuara, vjen në një moment të rëndësishëm politik në Shqipëri, kur opozita ka paralajmëruar një aksion të fortë kundër qeverisë ndërsa në opsionet e saj nuk janë vetëm protesta por dhe mundësia e bojkotit të institucioneve apo një vendim më ekstrem siç mund të jetë djegia e mandateve.



1 Comment

  1. Duhet te behet dicka per te dale nga vorbulla e shtypies te kesaj qeverie, se ciles tashme i ka ardhe fundi. Te shpresojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *