• |
ide | kryesore

Balla nxjerr VIDEON/ LSI manipuloi votimin për teatrin, por Panariti e sfidon…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Opozita e bojkotoi seancën plenare të së hënës duke kërkuar anulim të votimit të ligjit për Teatrin me pretendimin se në këtë proces ka votuar të enjten e javës së kaluar edhe deputeti i LSI-së Vangjel Tavo që mungonte.

Por kreu i deputetëve socialistë Taulant Balla publikoi në faqen e tij në Facebook dy video që sipas tij vërtetojnë se deputeti i LSI-së Edmond Panariti manipuloi procesin për votimin e ligjit të posaçëm për Teatrin Kombëtar.

Sipas Ballës duket qartë se si Panariti heq kartën e deputetit Robert Bitri (i larguar nga LSI) dhe në vendin e saj vendos një kartë tjetër që i përkiste deputetit të LSI-së Vangjel Tavo që mungonte në atë seancë. Balla thotë se kjo ka për qëllim njollosjen e procesit.


Pas këtyre akuzave ka reaguar ish-ministri Panariti që e sfidoi Ballën.

“Ftoj zotin Balla, te publikoje te plote videosekuencat e seances dhe veçanërisht momentin kur zoti Bitri, vjen ne seance edhe ulet ne postin e tij. Aty do te shihni qarte se si zoti Bitri, pasi ulet ne karrige, e largon karten e deputetit Tavo dhe perdor karten e tij. Vendosja e kartes se zotit Tavo ne postin e z. Bitri, ishte propozim per zevendesimin e tij ne formatin e grupit, pas largimit te tij nga LSI. Kjo është e verteta” – ndërsa në një tjetër postim shkruan: “Nuk arrij ta besoj!! Nje spekulim dhe mashtrim mjeran permendja e emrit tim si deformues i procesit te votimit. Ftoj kolegun deputet Robert Bitri, ne emer te integritetit te tij te deshmoje se ai e ka perdorur karten e tij te deputetit ne momentin e uljes ne vendin e tij dhe kjo eshte lehtesisht e provueshme… Kaq” – shkruan Panariti. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. O Panarit. Edhe une dua ta shoh videon e plote kur vjen deputeti Bitri, dhe te besoj se Bitri e ka hequr karten e Tavos nga foleja eloktronike qe lexon kartat.
    Por cdeshte karta e Tavos aty ne ate tavooline kur Tavo nuk ishte fare ne seance ?
    Pse e kishte ne duar deputeti Brahimllari karten e tavos dhe e vuri ne vendin e Bitrit , dhe ti pastaj e fute tek foleja elektronike e kartave ?

    Mbase kjo qe thua eshte e vertete , qe kur u kthye Bitri ai e hoqi karten e tavos dhe vuri te tijen . Po ti cdeshe qe ‘lozje’ me karten e Tavos.

    Me duket se LSI ja beri nje autogol te madh me kete histori.
    Edhe kjo tentative me duket se po del si Babalja.

  2. Çfare nuk pret tani nga deputetet tane te “nderuar”. Babale jane te gjithe nga i pari tek i fundit. Ne çdo veprim qe bejne justifikojne urrejtjen qe Shqiptaret kane per ta. Turp turp turp

  3. maloku e u rama e balla edhe bythen po tu nxherrin ja lepijn siq ja lepiu bythen rama metes ne lalz.harroi bllokun e hajnit i lepiu ngjalen e i thithi dihet kend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *