• |
ide | kryesore

Bushati dhe Meta përplasen për “paktin detar” me Greqine

Lajme, Të fundit



Gati dy muaj pas nisjes se negociatave ne nivel ekspertesh mes Shqiperise dhe Greqise per percaktimin e kufirt detar, jane zhvilluar 3 takime mes Tiranes dhe Athines. Takime keto qe edhe pse jane cilesuar si shume produktive nga te dy Ministrite e Jashtme, deri me tani nuk kane arritur te finalizojne asgje.

Vizion Plus ka mesuar se serish vijon “perplasja” Presidence – Ministri e Jashtme, ku kjo e fundit ne shkresat drejtuar kreut te shtetit, e cileson ate si paragjykues per te gjithe procesin dhe me mungese te bashkepunimit. Madje, ne nje prej letrave te Ministrit Bushati drejtuar Presidentit Meta, kreu i diplomacise shprehet se kreu i shtetit “nuk kupton elementet thelbesore te negociatave me palen greke”.

Por nga ana tjeter, Presidenca ka kerkuar vazhdimisht inforamcione shtese per te gjitha takimet e zhvilluara, duke pasur parasysh dhe deklaratat publike te Presidentit Meta se “vija e kuqe” eshte vendimi i Gjykates Kushtetuese.

Vizion Plus po ashtu ka arritur te mesoje qe pas takimit te trete te zhvilluar ne Athine me 23 qershor, grupi i negociatoreve shqiptare ka paraqitur nje projekt-marreveshje te hartuar prej tyre, duke mos marr ne shqyrtim propozimin e kompromisit te bere nga pala greke ne takimin e meparshem.

Teksti i kesaj projekt-marreveshje eshte hartuar duke u bazuar ne vendimin e Gjykates Kushtetuese te vitit 2010, Konventen per te drejten e detit dhe praktikat me te mira nderkombetare. E per te hartuar kete projekt-marreveshje grupi i negociatoreve ka vizituar ne terren dhe gjithe vijen bregdetare qe nga gjiri i Ftelias e deri tek Kepi i Qefalit.

Nje tjeter detaj qe Vizion Plus e ka bere te ditur qe me heret, eshte fakti i mosdakordesive brenda grupit negociator shqiptar.

Pjesa me e madhe e dokumenteve te hartuara nga grupi negociator jane firmosur nga 12 prej 13 anetareve. Nje prej pjestareve qe prej fillimit te negociatave ka shprehur pakenaqesit e tij lidhur me rrugen qe po ndjek pala shqiptare, e madje ai i eshte dretjuar dhe me nje leter Presidentit Ilir Meta, veprim ky qe eshte cilesuar si i papranueshem nga ana e Ministrise se Jashtme dhe ne shkelje me ligjin.

Por pavaresisht mosdakordesive, 12 nga 13 negociatoret kane dorezuar tashme projekt-marreveshjen e pales shqiptare dhe jane ne pritje te kunderpergjigjes greke. Kunderpergjigje e cila mund te vijw dhe gjate takimit Rama-Tsipras ne Londer, ku si per ironi te fatit, 105 vjet me pare u copetuan kufijte e Shqiperise.

Vizion Plus ju drejtua Ministrise per Europen dhe Punet e Jashtme per nje koment mbi ecurine e korrespondences me kreun e shtetit dhe punen e grupit negociator. Zyra e shtypit e ketij institucioni refuzoi te komentonte duke shtuar se komunikimi mes tyre dhe autoriteteve më të larta shtetërore për këtë çështje sensitive të sigurisë kombëtare, udhëhiqet nga detyrimet që burojnë nga legjislacioni për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe legjislacioni për informacionin e klasifikuar. Lidhur me grupin negociator, zyra e shtypit e MEPJ u shpreh se ai vijon punën normalisht dhe plotësisht në pajtim me Kushtetutën, Konventën e Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve, duke përfaqësuar në këtë negociatë pozicionin zyrtar të Republikës së Shqipërisë./vizion plus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *