• |
ide | kryesore

Kërkesa e opozitës për anulimin e votimit për Teatrin, Ruçi mbledh Sekretariatin e Kuvendit

Lajme, Të fundit



Pas kërkesës së PD dhe LSI ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruci ku kërkohet anulimi i votimit të ligjit për Teatrin, pasi sipas tyre janë manipuluar votat, është mbledhur sot Sekretariati për Procedurat dhe Votimet për të shqyrtuar kërkesën.

Sekretariati është mbledhur me urdhër të Gramoz Rucit, i cili tha në nisje të seancës së sotme se kërkesën e opozitës të dërguar dy ditë më parë e ka marrë sot.

“Ju vërtetë e keni dërguar kërkesën për rivotim, por në të vërtetë unë e kam marrë vetëm sot. Kjo sepse ju e keni bërë dorëzimin e kërkesën në fund të orarit zyrtarë, dhe ka qenë e shtunë e diel, kështu që sot e kam lexuar. Kam autorizuar që të mblidhet sekretariati për procedurat e votimit dhe të investigojë dhe mbi bazën e mendimit të tyre do të kem një qëndrim” – u shpreh Ruçi.

Mësohet se anëtarët që shqyrtojnë kërkesën e opozitës janë Adnor Shahmeti dhe Alket Hyseni, ndërsa përfaqësuesi i PD, Enkelejd Alibej nuk merr pjesë.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Kuvendi zhvillon seancën për Magjistraturën, pse mungon opozita? 

Votimi i manipuluar për teatrin? Si po mbrohet mazhoranca 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *