• |
ide | kryesore

Kuvendi zhvillon seancën për Magjistraturën, pse mungon opozita?

Lajme, Të fundit



Kuvendi ka nisur sot në orën 10:00 mbledhjen e seancës plenare ku do të votohet projektigji për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjore për të hapur dyert për kandidatët e rinj që do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët që largohen për shkak të Vettingut. Ky pr.ligj u shty në seancën e kaluar, pasi kërkohen 84 vota pro për miratimin e tij.

Opozita nuk merr pjesë në seancë, por janë vetëm kreu i grupit parlamentar të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili. Spaho dhe Vasili mbajtën një prononcim ku kërkuan anulimin e votimit për Teatrin në seancën e kaluar, pasi sipas tyre, janë falsifikuar votat.

Mësohet se mungesa e opozitës nuk është bojkot i parlamentit, por një formë proteste ndaj falsifikimit që sipas tyre u është bërë votave për miratimin e ligjit për Teatrin në seancën e kaluar.

Rendi i ditës për seancën e sotme
Raporti vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2017
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”
Projektligji “Për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”
Projektligji “Për një shtesë në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”
Projektligji me SHBA për instalimin dhe përdorimin e Sistemit për (PISCES)
Projektligji me Spanjën për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar
Projektligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”.



1 Comment

  1. Pu pu pu pu pu pu pu …… Kane von ne rend dite gjithë keto projektligje x votim ……?! Po kto jon për ti v….. te gjithe si Haxhi Qamilin dhe ti lysh me mjolt qi grenxat dhe bletet te bojne punen e vet ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *