• |
ide | kryesore

Majko, dëshmitari i fundit i një PS-je që ka vdekur

1, Arkiva, Ide
ANDI_BUSHATI_PORTRET.jpg



Vendimi i ish-dy herë kryeministrit të PS-së, për të mos votuar ligjin, sa grabitqar po aq edhe harbut, për shembjen e teatrit, nuk ishte thjeshtë një akt burrërie, fisnikërie dhe kohërence politike. Ai nuk qe gjithashtu vetëm mbajtja e një premtimi që ish-shefi qeverisë në vitin e largët ‘99, i kishte dhënë artistëve. Më shumë se gjithçka, ajo që Pandeli Majko bëri të enjten që shkoi në parlament, qe një requiem për një PS që tashmë ka dhënë shpirt.

Si një nga anëtarët më të vjetër të kësaj partie, Majko e mban mend formacionin, që megjithëse i mbushur me punistë, i hapi dyert dy pjesëtarëve të studentëve të dhjetorit, atij dhe Ilir Metës. Ai e kujton mirë se organizata rinore që themeloi, FRESH-i, ishte ëndërrimtarja e parë e një Shqipërie në NATO, atëherë kur shumica e konservatorëve në PS e konsideronin këtë gjë si sakrilegj.

Ai i ka të ngulitura në kujtesë sekuencat e mocionit epik të ’96, kur kryetari i burgosur Nano, konkuronte në bllok me gjithë establishmentin e atrofizuar të partisë.

Ai i ruan në memorie hapat e parë të qeverisë së pas ’97, ku megjithëse kishin një stërmazhorancë votash, socialistët e ndanë drejtimin e vendit me anëtarë të spikatur të koalicionit nën moton: “Të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet”.

Natyrisht, Pandeli Majko nuk ka se si të harrojë se si kjo parti kolegjale, e hapur dhe tolerante, ndëshkoi gafat e dy kryeministrave të zgjedhur prej saj, Nanos dhe Metës për t’i hapur atij vetë, rrugën e drejtimit të vendit. Po ashtu, besoj se nuk është bërë pishman, që do të mbahet mend si i vetmi kryeministër i Shqipërisë, që ka humbur për një grusht votash garën brenda partisë (kongresi i dhjetorit të 1999), duke refuzuar plot dinjitet të përdorte armët okulte që të ofron pushteti.

Lexo më tej:

VIDEO/ A po largohet Pandeli Majko nga qeveria e Edi Ramës?

Regjisori Çipi falënderon Majkon që nuk votoi kundër Teatrit: Nuk u bëre viç për lëkurë, të presim në shesh

Pikërisht, këtë PS, që sot mund të duket si ëndërr, trashëgoi Edi Rama në vjeshtë – dimrin e 2005. Një parti që i dha atij mandatin e kryetarit, por duke i rrëzuar me një maturi dhe sens të pakrahasueshëm ekuilibri, platformën që paraqiti. Një parti ku lulëzonin të gjitha lulet, ku bashkëjetonin të gjitha rrymat dhe ku ata që kishin mbetur në minorancë në mbrojtje të një ideje, prisnin radhën sipas lojës së magjishmë të politikës të bëheshin shumicë në të ardhmen.

Mjaftuan pak vite që kryeministri aktual ta përdhoste këtë pasuri që i kishte siguruar dhe vendit një drejtpeshim të mahnitshëm: sa herë që Shqipëria rrezikonte të rëshkiste në autoritarizëm, qytetarët i besonin PS-së rivendosjen e balancave.

Në një kohë të shkurtër, garat epike Nano-Majko për kryetar u zëvendësuan nga farsat qesharake Rama-Lakrori. Nga statuti u zhduk neni për dorëheqjen e liderit që e shpie partinë në humbje. Konkurenca u zhduk deri sa në fund degradoi në modelet Kim-jong Un-jane të kryetarit të përjetshëm. Brenda PS, ashtu siç thoshte Blushi, të gjithë filluan t’i përshtaten devizës: “Mos i fol shoferit”. Të tërë ulën kokën pa bërë zë kur parlamenti u mbush me burra që vinin direkt nga krimi dhe me gra të dhunuara, merita e vetme të të cilave qe idhujtaria ndaj shefit.

Pikërisht, ky model që ne e njohim paradoksalisht me emrin Rilindje votoi pak ditë më parë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Kokëulur , të pështirë, servilë deri në neveri dhe trutharë deri në krenari ata iu bindën delirit kleptokratik të shefit të tyre.

Ndryshe nga ata, Pandeli Makjo nuk mund të mbërrinte deri këtu. Dy herë kryeministër, deputet që është shqetësuar ndryshe nga të parët për imazhin e tij publik, me profilin e një politikani të pakorruptuar dhe që shpesh e ka vuajtur koherencën ndaj bindjeve të veta (mbeti jashte qeverisë në 2013 vetëm se denoncoi marrëveshjen e tepsisë PS-LSI) ai tregoi se i përket një race tjetër.
Asaj PS-së së parë, ku mendimi ndryshe respektohet, ku politikani vleresohet nga qëndrimet dhe jo nga aftësia për t’u përkulur, ku politika ka vlerë se është një lojë me rregulla dhe parime.

Natyrisht duke i qëndruar besnik këtij modeli, Majko nuk bëri asgjë më tepër sesa ruajtja e respektit për veten. Ai nderoi historinë e tij personale dhe angazhimet që ka pasur në të shkuarën. Ndërsa për PS ky akt nuk ka më asnjë vlerë. Sepse ajo parti që do të evokojë Majko, tashmë ka vite që ka vdekur. Fatkeqësisht gjesti i tij me shumë se për gjithçka vlen për të na kujtuar këtë.

©Lapsi.al 



10 Comments

  1. Po bushat,
    fatkeqësisht gjesti i pandit
    me shumë se për gjithçka
    vlen për të na kujtuar degradinin e PS ne origjine: PK-PPSh -PPK(: Partia Partneritet me Krimin), e para kjo, dhe e dyta, psiko-kriminel Piktori (me reaktiv se hitleri, hoxha) eshte I rene ne te ikur.
    Do iki vete, shpejt e shpejt.
    S’ka me ‘bombol’ oksigjeni per Gomorin trim!!!
    Do iki me atlete ase zbathur, me citjane ase cipllak,
    Kete do zgjedhe vete.
    V.0.
    Eeeeeene Vllahuta ne ikje na bilbilosi sak:
    1.te degjoje popllin,
    2.do studjojme ligjin,
    Rilindja ne koma, Majko te ngjalle PS qe vrau edvinetarama Pervers Padrino I KRIMit.
    Qe pushtetin e ka krimi u ilustru se fundmi me (ANTI)ligjin per Teatrin qe kaloi Parlamenti -pervec majko.

    Per here te pare ambassadoret thane:
    Peshkaqenet jane ne Oqean !! Dtth Piktori qe u ngarku per t’i peshku s’e beri. Sepse eshte nji nga Peshkaqenet qe
    n o t o n ne O Q E a N i n
    e KRIMIt.
    Dhe u faktu si me I kapuri.

    Pra Washing. u I tha: Kush na merr NE per budalla, e ha!!!
    Enough! me kete vemje perverse, sun of a beach !!!
    S’ka dyshim tashme ASKUSh qe Piktori s’e do Hapjen po aq sa Shpellari, te dy psiko- kriminele pathollogjike, rama me pervers se saliu.
    Kujtoni si kercenoi Piktori e vuri ne loje gjermanet, hollandezet etj. Kinse- Trimi I Reformes, Hapjes, po ne fakt per tja pru ne maje te hundes, per te fitu ate PO- sipas tij, qe e festoi, tri dite me Dajre me Lodra, diteziu!!!.
    Do me ta hudh ene nji vemje, tha.
    Keshtu pra
    SHQiperine, fëmijët para partise, qorrnise,
    Majko do ta coje vendin drejt fund-vitit te ‘provinmit te Vjeshtes’ te Shqiperise/Hapjes Negc.,
    Edvini te mbathe citjanet e atletet t’ja mbathe, per Vuno a Surrel, ku te doje, Tirona.

    1. Ça thu o rrot kari , pse bo kot si tirons pa qene fare. Edhe anglishten e flitke bukur. Sun of a beach thote kari, Thuhet son of bitch. Ku jeton o loqe?

  2. E majta jo radikale e kryesuar nga PS i duhet ketij vendi me shume se kurre. Pandi nuk eshte “i fundit i Moikaneve” ndonese PS po kalon kohe jo te mira. Une jam per nje te majte pjese e proceseve demokratike ne vend gje qe ka humbur shume gjate kesaj kohe. Dinjitetit te Majkos respekt.

  3. Ju portali i familjes Berisha me duket se keni ngaterruar adrese. Pd -ja ka vdekur dhe jo PS-je qe e votone 80 % e popullit.

  4. Na knoqe or analist I pavarur I djathte tu I qa hallin t maktes .Mo mir qaji hallin shqupit qi t fitoj 1 here zgjedhjet se Rama ngeli tu fitu.

  5. Dhe populli vazhdon e i voton, a e dini pse? Se votojne te ngjashmit e vet pra karat hajdutet perverset etj etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *