• |
ide | kryesore

Manaj harron Interin, i lumtur në Spanjë

Sport



Pas Granadas, një tjetër skuadër spanjolle ka vendosur të besojë tek sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, për sezonin e ardhshëm: Albacete. Sulmuesi është prezantuar në klubin e tij të ri dhe duket mjaft i lumtur për këtë aventurë të re spanjolle, aq sa cështja Inter duket për momentin e arkivuar. Këto janë fjalët e Manaj gjatë konferencës për shtyp të prezantimit:

“Jam ndjerë mirë aty, por nuk pata besimin që e fiton duke luajtur. Jam i ri dhe luaja maksimumi 20 minuta, por nuk kërkoj revanshe. Gjëja më e rëndësishme tani është të kem hapësirë. Kisha oferta të tjera, por jam i lumtur që jam tej Albacete; mendoj gjithnjë për më të mirën. Pastaj kam folur me shumë persona në klub dhe këtu ka pritshmëri të larta. Një numër golash? Kam një objektiv, por nuk e them tani. më e rëndësishme është Albacete, nuk mendoj për zikaltrit”.

Rei Manaj është prezantuar si lojtar i Albacete Balompié, i shoqëruar nga zëvendës presidenti Víctor Varela, dhe drejtori sportiv, Mauro Pérez. 21 vjecari, që do të vazhdojë të luajë në Divizionin e dytë në Spanjë, ka nënshkruar një kontratë 5 vjecare, por Inter ka mbajtur një opsion për riblerjen e Manajt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *