• |
ide | kryesore

Manipulimi i votimit për Teatrin, Panariti: Përfshirja e emrit tim, mashtrim mjeran

Lajme, Të fundit



Kuvendi rrëzoi mesditën e sotme kërkesën e opozitës për anulimin e votimit të ligjit për Teatrin, duke konfirmuar se procesi ishte i rregullt.

LSI-ja pretendoi se, sipas të dhënave elektronike, rezultonte si votues edhe Vangjel Tavo, i cili nuk ishte fare në sallë, por Sekretariati i Kuvendit shqyrtoi kamerat dhe arriti në përfundimin se deputetët e LSI-së, Endrit Braimllari dhe Edmond Panariti kishin ndërruar kartonët para votimit.

Menjëherë sapo u përmend emri i ish ministrit të Bujqësisë, erdhi edhe reagimi i tij në Facebook, ku e cilësoi një spekulim dhe mashtrim, akuzën ndaj tij si deformues të procesit të votimit.

“Nuk arrij ta besoj! Nje spekulim dhe mashtrim mjeran, përmendja e emrit tim si deformues i procesit të votimit. Ftoj kolegun deputet Robert Bitri, në emër të integritetit të tij, të dëshmojë se ai e ka përdorur kartën e tij të deputetit, në momentin e uljes në vendin e tij dhe kjo është lehtësisht e provueshme…Kaq”, shkroi Panariti.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Votimi i manipuluar për teatrin? Si po mbrohet mazhoranca 

Kuvendi zhvillon seancën për Magjistraturën, pse mungon opozita? 

Sekretariati i Kuvendit rrëzon kërkesën e PD-LSI: Nuk anulohet votimi për shembjen e Teatrit 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *