• |
ide | kryesore

Mbi 100 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm Japoni

Planet



Autoritetet në Japoni thanë se të paktën 100 veta kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Japoninë Jugperëndimore.

Më shumë se 65 të tjerë vazhdojnë të llogariten të zhdukur dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit dhe viktimat nëpër rrënojat e fshatrave të goditura në Japoninë perëndimore dhe qendrore.

Agjencia Meteorologjike lëshoi një “paralajmërim emergjence” të rrallë, pasi që shirat “historike” në gjithë rajonin çuan në fryrjen e lumenjve dhe rrëshqitje të dheut.

Kryeministri Shinzo Abe, tha se 73 mijë trupa dhe punonjës të emergjencave po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit. Situata detyroi kryeministrin Abe të anulojë udhëtimet e planifikuara në Belgjikë, Francë, Arabi Saudite dhe Egjipt gjatë kësaj jave, shkruan voa.

Zyrtarët thanë se më shumë se 26 centimetra shi ranë brenda tre orësh në prefekturën e Kochit.

Më shumë se 1.3 milionë njerëz janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre. Më shumë se 3.1 milionë të tjera janë vënë në alarm dhe janë paralajmëruar se mund të jenë të detyruar të evakuohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *