• |
ide | kryesore

PD: Rama dhe Fusha sh.p.k kërcënojnë pronarët e truallit pas Teatrit Kombëtar

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike tha se asgjesimi i Gjykatës Kushtetuese është pjesë e skemës mafioze të Edi Ramës për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të 6 kullave, duke grabitur tokën publike dhe private. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha një deklaratë ne selinë e Partisë Demokratike se “nëse ka një tregues që provon sesa mafioz është ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin atje të 6 kullave nga Edi Rama, ky tregues është mungesa e Gjykatës Kushtetuese!”

Sipas Alibeajt, kompania Fusha sh.p.k po i bën presion pronarëve të pronës në qendër të Tiranës për t’u blerë me çmime qesharake tokën ku do të ndërtohen kullat.

“Partia Demokratike u bën thirrje pronarëve të rezistojnë ndaj çdo kërcënimi që po u bëhet nga kompania Fusha, e cila po përdor pushtetin mafioz të Edi Ramës për t’u grabitur pronën.

Nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte sot në funksion dhe nuk do të mbahej peng nga Edi Rama, i cili ka bllokuar prej më shumë se 1 viti emërimet e reja, opozita, artistët, pronarët, qytetarët që kundërshtojnë grabitjen, do të kishin mundësi ta ankimonin ligjin në Kushtetuese dhe Gjykata të pezullonte çdo veprim të qeverisë.

Gjykata Kushtetuese do ta bënte këtë, sepse ligji për Teatrin bie ndesh me të paktën 4 nene të Kushtetutës dhe me dy ligje të tjera, atë “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, si dhe me ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.

Në kushtet e asgjesimit të Gjykatës Kushtetuese nga mafia që na qeveris, ne po presim verdiktin e Presidentit të Republikës. Ne po presim që kreu i shtetit të vendosë veton e tij mbi ligjin mafioz Rama – Fusha dhe të mos bëhet pjesë e grabitjes e së paku 200 milionë eurove” tha Alibeaj.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1953908651326973/



4 Comments

  1. Mire e keni, ne ekran nje arixhi nga Fjeri, i nipi i Isa Toskes, dhe ne sfond te fotos cadra e kanistrave ne bulevard.

  2. Firma -Fusha-do ju kthehet ne nje makth o njerez po mos e lini te shpronesoje truajet tuaja edhe sikur t’ju joshi me cmimin.Se kjo firme me emrin –Fusha-do ja u ktheje jeten do ju a beje -Gremine-.

  3. Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……
    Klika punisto-mafioze….kercenimet i perdorin dhe kta Dulaket kur i dalin pislleqet edhe si justifikim perdorin akuzen “shpifje prishje imazhi……horrat e Nikos

  4. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *