• |
ide | kryesore

Pret Ronaldon, por Juventus prezanton një tjetër kampion

Sport



Në pritje të Cristiano Ronaldos Juventus prezanton përpara medias dhe tifozëve një prej lojtarëve më të pritur. Pas një ndjekje disa mujore, Emre Can është veshtur bardhezi. Mesfushori gjerman mbërriti në Tornio me parametër zero nga Liverpool e do të mbajë fanellën me numër 23.

Nuk ka humbur kohë mesfushori i përfaqësueses gjermane të rrëfejë ndjesitë e para si lojtar i Juventus: “Ishtë dita e parë dhe jam vërtetë i lumtur që jam këtu. Kisha folur me Khedira e më kishte thënë se është një klub i shkëlqyer. E njoh mentalitetin fitues të këtij grupi dhe jam gati ta ndjek. Trajneri im i parë më kishte thënë se një ditë do të luaja për Juventus”.

Nuk mund të mos flasë për Cristiano Ronaldon: “Nuk e di mirë situatën, nëse vjen do të ishte fantastike, por unë jam i përqendruar tek vetja ime.

Emre Can zgjodhi Juventus përpara klubeve të tjera të rëndësishme: “Mora oferta nga shoqëri të rëndësishme, por zgjodha Juventus sepse ka një projekt të madh, me objektiva të nivelit të lartë”.

Nga ana taktike, mesfushori zbulon edhe bisedën e bërë me teknikun Allegri: “Kam folur me të, por jo për taktikë. Është dita ime e parë do kemi mundësi të flasim për këtë punë. Më pëlqen të luajë në pozicione të ndryshme, ndihem komod si mesfushor, më pëlqen të ndihmoj edhe mbrojtjen. Idhulli im? Zidane ishte një nga lojtarët e mi të preferuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *