• |
ide | kryesore

Pse “Instagram” u kthye në rrjetin social më të preferuar?!

Stil



Sipas raporteve të fundit, të rinjtë po i kthejnë shpinën Facebook-ut. Sipas një studimi nga eMarketer, 2 milionë të rinj nën moshën 25-vjeçare do të heqin dorë nga përdorimi i këtij rrjeti social brenda një viti. Dhe gjejeni cili rrjet social po fuqizohet gjthmonë e më shumë? Instagrami. Dhe kjo për disa arsye të thjeshta, pasi gjithçka lidhet me faktin se cili rrjet të ofron më shumë lehtësira, cili i përshtatet nevojave tuaja dhe më kryesorja, cili rrjet social përdoret më shumë nga miqtë tuaj? Disa prej arsyeve që njerëzit po preferojnë më shumë Instagramin se Facebook-un mund të jenë:

-Instagrami ka të bëjë vetëm me postimin e fotove, gjë që e bën më praktik për t`u menaxhuar

-Është ideal për të fiksuarit pas selfie-ve dhe pas atyre që jetojnë momentin dhe duan të ndajnë gjithçka me miqtë

– Nuk është nevoja t`i ndjekësh të gjithë ata që të ndjekin

-Instagrami ofron të njëjtët elementë si Snapchat-i, por të përmirësuar

– Mund të përdorësh filtrat për gjërat që dëshiron apo jo të shikosh në kryefaqe

-Të tregosh si ndihesh me një foto është më e thjeshtë se ta shkruash me fjalë

-Të gjithë mund të shfaqin talentin e tyre në fotografi dhe është një mënyrë e mirë për të treguar aftësitë

-Është aplikacioni më i preferuar nga VIP-at, ku mund të gjeni lehtësisht idhujt tuaj

-E fundit dhe më e rëndësishmja: Nuk përdoret gjerësisht nga moshat më të vjetra dhe mund të postoni çfarë të doni pa pasur frikë se do t`jua shikojnë prindërit apo se papritur do të bëjë halla komente nga ato të sajat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *