• |
ide | kryesore

Shtyhet votimi i ligjit për magjistratët, mazhoranca nuk ka numrat

Lajme, Të fundit



Në një kohë kur opozita nuk mori pjesë në seancën e sotme plenare, mazhoranca ka shtyrë votimin për magjistratët shtyhet për seancën tjetër pasi për këtë ligj nevojiten 84 vota.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ai që ka kërkuar shtyrjen e ligjit, ndërsa i bëri thirrje LSI që të marrë pjesë në votim. Por kjo e fundit përmes një reagimi përmes deputetit Nasip Naço iu përgjigj kundër këtij ligji.

“Kërkoj shtyrjen e ligjit për magjistratët. I bëj thirrje LSI që e ka votuar këtë ligj një herë. Thirrje kolegëve që votuan reformën në drejtësi; mos t’i shmangemi përgjegjësisë që kemi bashkë”, – u shpreh Taulant Balla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *